Rreth Nesh

Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 20 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Aktivitetet tona fokusohen në ndërtimin urban, tregtar, industrial dhe në ofrimin e shërbimit të projektimeve inxhinierike dhe arkitekturore.

Misioni – Ne sjellim produktin dhe shërbimin më të mirë në sektorin e ndërtimit, për tu rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojmë  me përgjegjshmëri në komunitetin përreth duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe partnerët tanë.

Vizioni – Të zgjerohemi në rajonin e Ballkanit dhe më tej, me një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh inovative në fushën e ndërtimit, të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria dhe cilësia.

Përgjegjësia Sociale -Kompania jonë ka në fokus komunitetin në çdo projekt që realizon. Përmes programeve dhe nismave të ndërmarra synojmë përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore të komunitetit.

Besim

Marrëdhënia e besimit me çdo klient, furnitor apo bashkëpunëtor, është themeli i punës tonë. Jemi korrekt me ju në çdo aspekt dhe rritemi bashkë me besimin tuaj. Besimi është pjesë e pandarë e filozofisë tone të punës pa të cilin nuk do të ishim kompania lider në industrinë e ndërtimit

Kulturë

Kompania i ka rezistuar kohës dhe ka qënë gjithmonë e suksesshme dhe e qëndrueshme, në saj të kulturës dhe filozofisë së punës që ka udhëhequr punonjësit për të vendosur dhe arritur objektiva sfidues. Vlera më e madhe e jona është stafi. Ne ndërtojmë të ardhmen me ta dhe për ta.

Cilësi

Punojmë me profesionalizëm për t’iu garantuar cilësinë në çdo element të punës sonë. Bashkëpunojmë me furnitorët dhe parnterët më me emër në tregun Shqiptar duke përdorur teknikat më bashkëkohore në sektorin e ndërtimit konform standarteve Europiane.

Ekselencë

Jemi gjithmonë një hap përpara duke përqafuar risitë në industrinë ku ne operojmë. Duke qënë një treg shumë dinamik, nevojitet përditësimi i njohurive në mënyrë të vazhdueshme dhe punonjësit tanë e bëjnë këtë më së miri. Ekselenca është një rrugëtim i vazhdueshëm.

HISTORIA

26 Mars, 2018

Projekti “Mozart”

Mozart, me stilin elegant Francez pozicionohet në Bulevardin Zogu-I, përballë Ministrisë së Drejtësisë tek rruga ‘Dervish Hatixhe’. Godinë banimi dhe shërbimi multifuksionale.
26 Mars, 2018

07 Shkurt, 2017

Projekti “Pool Tower”

Kompleksi Pool Tower përbëhet nga kulla e banimit, kulla e biznesit dhe  2-kate nëntokë parkime. Ndodhet 1 km larg nga qendra e Tiranës, në rrugën e Durrësit.

07 Shkurt, 2017

03 Korrik, 2015

Projektim Servisi dhe Magazinë

Projektimi dhe realizimi i një magazine dykatëshe dhe  i një servisi për makina në zonën e Kasharit, sipas kërkesave të klientit dhe cilësi maksimale.

03 Korrik, 2015

29 Prill, 2015

“Euro Elektra” Projekt Industrial

Projektimi dhe realizimi i kapanonit Industrial Euro Elektra, një objekt multifuknsional, ndërtuar nga materialet më cilësore dhe me teknologjitë më të fundit.
29 Prill, 2015

02 Mars, 2015

Projekti “Luxor 2”

Luxor 2, pozicionuar në Laprakë, me një sipërfaqe prej 10,480 m2, 6-kate mbi tokë dhe 2-kate parkimi, vetëm 2 km nga qendra e Tiranës.

02 Mars, 2015

09 Janar, 2015

Projekti “Solei”

Solei godinë banimi 4-kate mbi tokë dhe 1-kat nëntokë parkim. Ofron standarte të larta ndërtimi, qetësi, ajër i pastër, afërsi me shkollat, infrastrukturë e plotë rrugore.
09 Janar, 2015

06 Janar, 2015

Projekt Industrial, Cosmonte Foods

Realizimi i projektit të kompanisë Kosmonte Foods, për ndërtimin e 2,778 m2 magazina frigoriferike,  dhe  2,114 m2 zyra adminstrative dhe njësi shitje.

06 Janar, 2015

09 Shtator, 2014

Objekti tek Rr. Elbasanit

Objekt i përbërë nga 8-kate banimi, 2-kate nëntokë parkime dhe kati përdhe me ambjente biznesi me ekspozim maksimal në rrugën kryesore, përballë Ambasadës Amerikane në Rr. e Elbasanit
09 Shtator, 2014

14 Qershor, 2014

Projekti “Luxor 1”

Objekt me 8-kate banimi, 2-kate nën toke për vënde parkimi dhe kati përdhe me ambjente biznesi, pozicionuar 150 m nga sheshi “Avni Rustemi” (Pazari i Ri) dhe 150 m nga Unaza e Qytetit.

14 Qershor, 2014

05 Korrik, 2013

Ujësjellësi Durrës-Kavajë

Realizimi i punimeve mbi tenderin me objekt “Furnizimi me ujë i plazheve Durrës-Kavajë” për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave të banuara pranë vijës bregdetare.

05 Korrik, 2013

28 Janar, 2013

Objekti 16-katësh

Ndërtesë multi-funksionale 16-katëshe, e përbëre nga zyra dhe apartamente banimi, pozicionuar në zonën më të preferuar të kryeqytetit, Ish-Blloku, në rrugën Donika Kastrioti.

28 Janar, 2013

20 Janar, 2013

Tregu Agro-Ushqimor

Ndërtimi i Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës, i cili përfaqeson strukturën më moderne të tregtimit, me teknologjinë më bashkëkohore, në përputhje me kërkesat e tregtimit të ushqimeve.

20 Janar, 2013

29 Gusht, 2012

Projekti “Liburnia”

Objekt i kompozuar nga 6-kate banimi dhe 1-kat parkimi nëntokësor ofron apartamente dhe njësi biznesi, në rrugën Taulantia, pranë plazhit dhe me pamje të mrekullueshme.

29 Gusht, 2012

2011

Riparim dhe Riforcim Ndërtese

Rinforcimi dhe risktrukturimi i strukturave, për shkak të ndryshimeve të vetive mekanike dhe kapacitetit mbajtës, në ndërtesën  mbi 20-vjeçare në rrugën Tano Banushi.

2011

2011

Shkollë Fillore dhe Kopësht

Projektimi dhe ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Kashar, me 3-kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.

2011

2009

Projekti “Belleview”

Kompleksi Belleview, i ndërtuar pranë Liqenit Artificial ka një sipërfaqe totale prej 12,909 m² dhe përbëhet nga 3 objekte të ndara. Secili objekt ka 4-kate mbi tokë dhe 2-kate parkimi.   

2009

24 Shtator, 2008

Projekti “Area”

Objekt me 13-kate mbi tokë dhe 1-kat parkimi nëntokësor, i pozicionuar në qendër të qytetit të Durrësit, pranë ish rajonit të policisë, me një siperfaqe totale ndërtimi prej 21,293 m².

24 Shtator, 2008

17 Maj, 2005

Projekti “Blue Tower “

Kulla Pro-Credit Bank, kompleks banimi dhe shërbimi i pozicionuar në një prej arterieve kryesore të kryeqytetit, në rrugën Dritan Hoxha, ku pozicionohen zyrat qëndrore të shumë bizneseve të mëdha në Shqipëri.

17 Maj, 2005

25 Qershor, 2003

Projekti “Lind-Or “

Objekt me 8-kate mbi tokë dhe 2-kate nën tokë, realizuar në një pozicionim strategjik, në rrugën “Pjetër Budi”, 100 m mbrapa Ambasadës Amerikane, pranë rrugës së Elbasanit.

25 Qershor, 2003

Palestër dhe sistem ngrohje

Projektimi dhe realizimi i palestrës, instalimi i sistemit të ngrohjes (kaldaja) dhe sistemi i oborrit për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, Katundi i Ri, Komuna Kashar.