Pool Tower

Rruga e Durrësit, Tiranë

Nr i kateve: 10

Largësia nga qendra: 2km

Objekt multifunksional i ndodhur në Rrugën Dritan Hoxha, me standarte bashkëkohore dhe një pozicion strategjik, 600m larg nga sheshi Zogu i Zi, shumë pranë qendrës së Tiranës, ofron komoditetin dhe luksin që ju kërkoni në një ndërtesë.

Ky objekt shërben si një godinë banimi dhe shërbimi me 7 dhe 9 kate, si dhe 2 kate parkimi nëntokë dhe është ideuar që të funksionojë si i ndarë në dy godina të ndryshme në mënyrë që të respektohet distanca dhe funksioni i njësive të banimit nga njësitë e shërbimeve.

Godina e shërbimeve ka një fasadë xhami të vazhduar e të ventiluar.

Brenda kompleksit mund të gjeni gjithçka që nevojitet, duke filluar nga hapësirat rekreative, hapësira të gjelbëruara, lulishte, dyqane, etj.

Sipërfaqja e truallit : 1688 m²
Sip.ndërtimi mbi tokë: 7920 m2
Sipërfaqja e truallit të zënë nga struktura: 842 m²
Numri i kateve mbi tokë: 7, 9 dhe 10 kate
Numri i kateve nëntokë: 2 kate

Apartamente dhe njësi tregtare