Menaxhere Shitjesh dhe Marketingu

Detyrat

Harton plan stratetigjik për zhvillimin e kompanisë në treg dhe ja paraqet drejtuesit të departamentit.
• Harton një database klientësh dhe perditëson atë vazhdimisht.
• Harton një database per shitjen e njësive me këste ose me kredi
• Ruan dhe përditeson listën e pronave në dispozicion
• Eshtë përgjegjëse për takimin e parë me blerësin.
• Të marketoj dhe prezantoj pronat tek bleresit e mundshëm.
• Viziton dhe bisedon me blerësit potencial në lidhje me pasurinë dhe karakteristikat e tij të vecanta.
• Përcakton nevojat e klientit dhe aftësitë financiare në menyrë që ti propozojë zgjidhje që u përshtaten klientëve.
• Asiston në Kryerjen e analizës krahasuese të tregut për të vlerësuar vlerën e pronave.
• Investigim I cmimeve sipas zonave
• Ndjek Proceset e negociatave të ndërmjetme, konsultohen klientët me kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e ndërlidhura, trajtimi i drejtë dhe i ndershëm.

Përgjegjesitë

• Të ketë mbaruar studimet e larta për Administrim biznesi/ Marketing/ Mardhenie me publikun
• Të ketë eksperiencë në shitje dhe marketing 5 vite
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane
• Njohuri kompjuterike të programeve MS office-Finance / Autocad
• Te ketë aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikuese;

Apliko

Nëse karakterizoheni nga vullneti, energjia, dëshira për të ecur përpara. 
Mendoni që ju duhet një vënd më i mire për të punuar ? 
Doni që vendi juaj i punës te duket se është famjilja juaj e madhe dhe ju do kontribuoni për të duke shfrytëzuar gjithe talentin tuaj