Luxor 2

Rruga "Gjergj Legisi“ Laprake, Tiranë

Nr i kateve: 6

Largësia nga qendra: 2km

LIM-EM, pas realizimit me sukses të objekteve Belle View, Liburnia, etj ka vijuar me projektin në një pikë tjetër strategjike të Tiranës. Luxor 2 është një rezidencë banimi dhe shërbimi, në rrugën Gjergj Legisi, Laprakë.

Projekti, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 10,480 m2, 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë, vetëm 2 km larg Sheshit “Skënderbej”. 

Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra ka një strukturë të veçantë arkitektonike, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, duke e bërë kështu vendin ideal për ju dhe familjen tuaj.

Hyrja për në banesë bëhet me shkallë nga pjesa e brendshme e godinës. Godina organizohet me dy shkallë krejtësisht të veçanta te cilat janë me ashensore dhe ambjente teknike të veçanta nga zona tregtare.


Apartamente dhe njësi tregtare