Brandi

Misioni – Ne sjellim produktin dhe shërbimin më të mirë në sektorin e ndërtimit, për tu rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojmë  me përgjegjshmëri në komunitetin përreth duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe partnerët tanë.

Vizioni – Të zgjerohemi në rajonin e Ballkanit dhe më tej, me një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh inovative në fushën e ndërtimit, të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria dhe cilësia.

Përgjegjësia Sociale -Kompania jonë ka në fokus komunitetin në çdo projekt që realizon. Përmes programeve dhe nismave të ndërmarra synojmë përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore të komunitetit.

Përse ne?

Besim

Marrëdhënia e besimit me çdo klient, furnitor apo bashkëpunëtor, është themeli i punës tonë. Jemi korrekt me ju në çdo aspekt dhe rritemi bashkë me besimin tuaj. Besimi është pjesë e pandarë e filozofisë sonë të punës, pa të cilin nuk do të ishim kompania lider në industrinë e ndërtimit

Kulturë

Kompania i ka rezistuar kohës dhe ka qënë gjithmonë e suksesshme dhe e qëndrueshme, në saj të kulturës dhe filozofisë së punës që ka udhëhequr punonjësit për të vendosur dhe arritur objektiva sfidues. Vlera më e madhe e jona është stafi. Ne ndërtojmë të ardhmen me ta dhe për ta.

Cilësi

Punojmë me profesionalizëm për t’iu garantuar cilësinë në çdo element të punës sonë. Bashkëpunojmë me furnitorët dhe parnterët më me emër në tregun Shqiptar duke përdorur teknikat më bashkëkohore në sektorin e ndërtimit konform standarteve Europiane.