Blue Tower

Rruga e Durrësit, Tiranë

Nr i kateve: 16

Largësia nga qendra: 2km

Pas realizimit të projektit të suksesshëm në rrugën “Pjetër Budi”, në vitin 2004 kompania LIM-EM, fillon realizimin e projektit “Blue Tower” në Rrugën e Durrësit.

I konceptuar si një kompleks banimi dhe shërbimi me një arkitekturë moderne dhe bashkëkohore, Blue Tower është kthyer tashmë në një pikë reference në qytetin e Tiranës.

Pozicionimi i tij në një prej arterieve kryesore të kryeqytetit, ka tërhequr tashmë aktivitete të rëndësishme, ku krahas hapësirave të banimit, pozicionohen edhe Zyrat Qendrore të shumë bizneseve të mëdha në Shqipëri.