Arkitek

Detyrat

• Përgatit skica, dokumente ndërtimi dhe detaje arkitekturore.
• Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore
• Ndihmon duke siguruar përputhjen me specifikimet e projektimit dhe këshillimin për korrigjimet e projektimit, duke punuar në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit;
• Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve;
• Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve;
• Ndihmon me koordinimin e zhvillimit të projektimit dhe dokumenteve të ndërtimit;
• Negocion dhe kordinon punen me kontraktorë dhe profesionistë të tjerë të nevojshem gjatë hartimit apo zbatimit të projektit;
• Bëhet ndërlidhësi kryesor i klientit, për projektin dhe çështjet kontraktuale.

Përgjegjesitë

Edukimi:
• Diplome ne Fakultetin e Arkitektures dhe Urbanistikes.
• Perben avantazh Specializimi pasuniversitar.

Eksperiencë Pune:
• Të këte eksperience pune në projektim ndërtesash shumëkatëshe, mbi 10 vjet.
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
• Të ketë aftesi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
• Të njohë mire nevojat e tregut.
• Nevojiten aftësi grafike superiore.
• Aftësitë e zgjidhjes së problemeve të kërkuara.
• Nevojiten aftësi të shkëlqyera komunikimi
• Aftësi të forta organizative, të shkruara dhe verbale
• Përvoja në projekte të mëdha.

Apliko

Nëse karakterizoheni nga vullneti, energjia, dëshira për të ecur përpara. 
Mendoni që ju duhet një vënd më i mire për të punuar ? 
Doni që vendi juaj i punës te duket se është famjilja juaj e madhe dhe ju do kontribuoni për të duke shfrytëzuar gjithe talentin tuaj 

Ju duhet ndihmë? Kontakto